Dronët rusë vrasin dy gazetarë në lindje të Ukrainës Gjatë një su

Dronët rusë vrasin dy gazetarë në lindje të Ukrainës Gjatë një su

Pikat kryesore

  • Kjo media, që publikon lajme në gjuhën ruse, tha se gazetarët e vrarë ishin Olena Gramova, 43-vjeçare nga rajoni i Donjeckut dhe Yevgen Karmazin, 33 vjeç nga Kramatorsku.
  • Ndërkaq, gazetari Alexander Kolychev është dërguar në spital për trajtim.
  • “Këto nuk janë aksidente apo gabime, por një strategji e qëllimshme ruse për të heshtur të gjitha zërat e pavarur që raportojnë për krimet e luftës së Rusisë në Ukrainë”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale.

Gjatë një sulmi rus me dronë janë vrarë dy gazetarë ukrainas dhe është plagosur një koleg i tyre në lindje të Ukrainës, sulm që sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ishte pjesë e “sulmeve të qëllimshme” ndaj gazetarëve. Freedom Media, një organizatë mediatike ukrainase e financuar nga shteti, tha se ekipi i tyre u godit nga një dron rus i llojit Lancet ndërsa ndodhej në makinën e tyre në një stacion karburanti, në Kramatorsk, në lindje të Ukrainës. Kjo media, që publikon lajme në gjuhën ruse, tha se gazetarët e vrarë ishin Olena Gramova, 43-vjeçare nga rajoni i Donjeckut dhe Yevgen Karmazin, 33 vjeç nga Kramatorsku. Ndërkaq, gazetari Alexander Kolychev është dërguar në spital për trajtim. “Këto nuk janë aksidente apo gabime, por një strategji e qëllimshme ruse për të heshtur të gjitha zërat e pavarur që raportojnë për krimet e luftës së Rusisë në Ukrainë”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale. Sulmi i së enjtes ndodhi pasi një korrespondent i një media shtetërore ruse u vra në një sulm me dron ukrainas në pjesën e rajonit të Zaporizhjës, të pushtuar nga Moska. Më herët këtë muaj, fotoreporteri francez Antoni Lallican u vra gjatë raportimit afër vijës së frontit në rajonin e Donjeckut. Që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës më 2022, disa gazetarë janë vrarë teksa kanë qenë duke mbuluar luftën, megjithëse numri i saktë i viktimave ndryshon në varësi të organizatave monitorues. Reporterët pa Kufij thanë se Lallican ishte gazetari i 14-të i vrarë nga ushtria ruse, ndërsa UNESCO njoftoi se ai ishte të paktën punonjësi i 23-të i mediave që ishte vrarë gjatë mbulimit të luftës në dy anët e frontit./REL/ Përjetoni Pushimet Ideale, me Paketën All Inclusive në Flower Hotels & Resorts! Pushimet e ëndrrave tuaja ju presin këtë UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head 10/23/2025 16:45 Kushtetuesja: Kërkesa e Listës Serbe është në procedurë të shqyrtimit 10/23/2025 16:43 Nxënësit e Milloshevës bashkë me Policinë mësojnë për sigurinë në trafik 10/23/2025 16:39 Në QNR përfundon rinumërimi i 16 kutitve të votimit nga 12 vendvotime

Lini një Përgjigje