Drejtësia/ Gjikondi: Ligjërimi i Ramës, jo i duhuri. Karamuço: Reagoi për faturën…

Drejtësia/ Gjikondi: Ligjërimi i Ramës, jo i duhuri. Karamuço: Reagoi për faturën…

Pikat kryesore

  • Juristja Brizida Gjikondi thotë se ligjërimi i kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarëve, lidhur me pagat e tyre, nuk ishte i duhuri.
  • Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gjikondi u shpreh se Rama duhet të ruajë dinjitetin dhe gjakftohtësinë.
  • Ndërsa profesori Ervin Karamuço deklaroi se reagimi i Ramës ishte për faturën financiare të reformës dhe shtoi se reagimi i shoqatës së gjyqtarëve, nuk ishte korrekt.

Juristja Brizida Gjikondi thotë se ligjërimi i kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarëve, lidhur me pagat e tyre, nuk ishte i duhuri. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gjikondi u shpreh se Rama duhet të ruajë dinjitetin dhe gjakftohtësinë. Ndërsa profesori Ervin Karamuço deklaroi se reagimi i Ramës ishte për faturën financiare të reformës dhe shtoi se reagimi i shoqatës së gjyqtarëve, nuk ishte korrekt. Brizida Gjikondi: Ligjërimi që ka mbajtur, edhe rroga që ka përdorur sot unë, mendoj se ai duhet të ruajë dinjitetin dhe gjakftohtësinë. Këto ligje, paga, gjithçka, i ka firmosur. Vëmendja e rrogave, në orë si këto, nuk është i duhuri. Flasim për marrëdhënie biznesi pastaj. Ligjin ky e ka bërë, është mazhorancë. Kjo që po bën nuk është kosto? Ta ndryshojë ligjin. Ka grup parlamentar të cilësuar, nuk e ka me 71. Ka mjete për ta ndryshuar ligjin. Ervin Karamuço: Një tjetër hallkë dhe kosto e madhe që nuk e meriton ky popull nga reforma në drejtësi. Me gjithë telashet që ka. Më shumë, kryeministri, mendoj unë, është i nxehur për faturën financiare që ka mbrapa. Është faturë financiare e paplanifikuar. E vendos gjyqësori, nuk e vendos ti. Kosto, e gjitha. Bëje piramidën dhe kaq. Lëri në distancë debatet. Por edhe ata të ruajnë etikën. Kjo deklarata e sotme, në pikë të mëngjesit, është shokante. Të shiko perceptim publikut e gjyqësorit, që nga vrasja e gjyqtarit, ka qenë tmerrësisht negativ. Edhe ky është një problem i madh. Kush do mbajë përgjegjësi për këto? Duhet të ketë një fajtor. E gjithë kjo situatë nuk ndodhi nga forcë madhe, por nga njerëz që shkruajtën keq./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Pezullimi i Ballukut/ Avokati Rumano: Rama po kërkon debat kushtetues me drejtësinë “Rama kërkoi ballafaqim gjyqësor me GJKKO”/ Avokati Rumano: Jemi ankuar për sistemin represiv gjyqësor Pas pak “Real Story”, na ndiqni në

Lini një Përgjigje