Pikat kryesore
- Drama mes ish-moderatoreve të “Wake Up”, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, duket se nuk ka përfunduar me largimin e tyre të bujshëm nga ekrani i Top Channel, por tashmë është zhvendosur në frontin digjital.
- Gjithçka nisi me thashethemet për një përplasje fizike në prapaskenë, të cilat vajzat i mohuan kategorikisht gjatë transmetimit “live”.
- Megjithatë, largimi i menjëhershëm i tyre nga programi i mëngjesit vetëm pak ditë më pas, u pa si një konfirmim i heshtur se situata ishte serioze.
Drama mes ish-moderatoreve të “Wake Up”, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, duket se nuk ka përfunduar me largimin e tyre të bujshëm nga ekrani i Top Channel, por tashmë është zhvendosur në frontin digjital. Gjithçka nisi me thashethemet për një përplasje fizike në prapaskenë, të cilat vajzat i mohuan kategorikisht gjatë transmetimit “live”. Megjithatë, largimi i menjëhershëm i tyre nga programi i mëngjesit vetëm pak ditë më pas, u pa si një konfirmim i heshtur se situata ishte serioze.