Pikat kryesore
- Eshte zhvilluar sot seanca e radhës gjyqësore në GJKKO për dosjen “Partizani”, me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe të tjerët.
- Jamarbër Malltezi duke folur në sallë tha se i bën përshtypje “tendenca e Prokurorisë për të hequr CD-në me fjalët e Edi Ramës dhe Taulant Ballës”, duke shtuar se kjo “tregon frikë”.
- “U në edhe para Irena Gjokës kam thënë që çështja është politike.
Eshte zhvilluar sot seanca e radhës gjyqësore në GJKKO për dosjen “Partizani”, me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe të tjerët. Jamarbër Malltezi duke folur në sallë tha se i bën përshtypje “tendenca e Prokurorisë për të hequr CD-në me fjalët e Edi Ramës dhe Taulant Ballës”, duke shtuar se kjo “tregon frikë”. Malltezi e konsideroi edhe njëherë çështjen si politike. “U në edhe para Irena Gjokës kam thënë që çështja është politike. Gjoka e ka fshirë nga procesverbali. Edhe gjyqtarja Ilirjana Olldashi në Apel nuk e ka përfshirë këtë fjali timen procesverbal. Aq sa kur shkova në Kushtetuese m’u tha që nuk e kisha paraqitur si pretendim. Për këtë arsye i kam përfshirë artikujt mediatikë, që prokuroria kërkon të mos merren si provë ”, vijoi ai.