Dosja “Balluku”/ Nën akuzë për tenderin e tunelit të Llogarasë, Erald Elezi paraqitet në…

Dosja “Balluku”/ Nën akuzë për tenderin e tunelit të Llogarasë, Erald Elezi paraqitet në…

Pikat kryesore

  • Ditën e sotme 22 maj 2026, drejtori i OSHEE Erald Elezi, është paraqitur nëro Pkurorinë e Posaçme, në kuadër të hetimeve për dosjen e tunelit të Llogarasë, ku e pandehur është edhe ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku.
  • Elezi është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).
  • Akuzat ndaj tij dhe të tjerëve në dosje janë korrupsioni, shpërdorimi i detyrës dhe shkelja e barazisë në tenderë.

Ditën e sotme 22 maj 2026, drejtori i OSHEE Erald Elezi, është paraqitur nëro Pkurorinë e Posaçme, në kuadër të hetimeve për dosjen e tunelit të Llogarasë, ku e pandehur është edhe ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku. Elezi është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK). Ky i fundit akuzohet për tenderin e tunelit të Llogarasë, çështje për të cilën u mor e pandehur edhe ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku, ndërsa janë në proces gjyqësor në fashikullin e parë edhe ish-kreu i ARRSH-së Evis Berberi dhe të tjerët. Akuzat ndaj tij dhe të tjerëve në dosje janë korrupsioni, shpërdorimi i detyrës dhe shkelja e barazisë në tenderë. Elezi u mor nën akuzë vitin e kaluar nga SPAK. Të njëjtat akuza që rëndojnë edhe mbi kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli. Hetimet janë zhvilluar mbi bazën e materialeve të sekuestruara në celularin e ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi. SPAK ka nisur gjithashtu hetimin pasuror ndaj 25 të dyshuarve, mes të cilëve 22 individë dhe 3 subjekte (kompani). Në kohën e kryerjes së veprës penale, Gjyli dhe Elezi ishin anëtarë të KVO-së, në varësi të Berberit.

Lini një Përgjigje