Pikat kryesore
- Nëse nuk arrihet marrëveshje deri të martën në mbrëmje, pritet pezullimi i shërbimeve publike dhe ndikim i drejtpërdrejtë tek miliona qytetarë.
string(67) "trumpi-dhe-demokratet-pa-marreveshje-rrezik-per-mbylljen-e-qeverise" Trumpi dhe demokratët pa marrëveshje, rrezik për mbylljen e qeverisë Shtetet e Bashkuara po përballen me rrezikun e një mbylljeje të qeverisë pasi takimi mes presidentit Donald Trump dhe udhëheqësve demokratë përfundoi pa rezultat. Republikanët kërkojnë një zgjatje të përkohshme të buxhetit pa ndryshime, ndërsa demokratët duan garanci për subvencionet shëndetësore për shtresat në nevojë dhe ndalimin e shkurtimeve të njëanshme nga administrata Trump. Përplasja ka kaluar nga çështje buxheti në betejë politike. Të dyja palët po fajësojnë njëra-tjetrën për krizën e mundshme, ndërsa shumë republikanë nuk e përjashtojnë një mbyllje të gjatë të qeverisë si mjet për të reduktuar shpenzimet federale, raporton BBC, transmeton Klankosova. Nëse nuk arrihet marrëveshje deri të martën në mbrëmje, pritet pezullimi i shërbimeve publike dhe ndikim i drejtpërdrejtë tek miliona qytetarë. Hamasi: Nuk kemi pranuar ndonjë propozim për armëpushim nga SHBA Qeveria e Maduros shpall gjendje të jashtëzakonshme në Venezuelë Trumpi dhe demokratët pa marrëveshje, rrezik për mbylljen e qeverisë Iu sekuestruan 3 milionë euro pasuri, noterja e pa shqetësuar: Vijoj normalisht punën, paratë i kam të ligjshme Kurti nuk mban premtimin, nuk shkarkoi ministrat e zyrtarët me aktakuza