Pikat kryesore
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha se pasi shqyrtoi përgjigjen e Hamasit ndaj propozimit të tij për t’i dhënë fund luftës në Gaza, ai tani beson se lëvizja militante është “gati për paqe të qëndrueshme”. Për këtë arsye, ai deklaroi se “Izraeli duhet të ndalojë menjëherë bombardimin e Gazës në mënyrë që të mund t’i nxjerrim pengjet në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë”. “Tani për tani, është shumë e rrezikshme ta bësh këtë”, shkruan Trump në një postim në Truth Social. Kjo është hera e parë që nga kthimi në detyrë që Trump i ka bërë thirrje Izraelit të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në Gaza. “Ne jemi tashmë në diskutime mbi detajet që duhen përpunuar”, shton ai. “Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Gazën, ka të bëjë me PAQEN e kërkuar prej kohësh në Lindjen e Mesme”, thotë Trump, duke përsëritur besimin e tij se një fund i luftës në Gaza do të hapë rrugën për zgjerimin e Marrëveshjeve të Abrahamit. Qendra Tregtare ETC njofton se më 6 Tetor 2025, ora 18:20, do të zhvillohet tërheqja e madhe VERA vazhdon edhe në SHTATOR dhe TETOR me fluturime DIREKTE për ANTALYA! VERA 2025 është VERA FIBULA! Asteria Collection 10/04/2025 07:14 Trump thotë se Hamasi është i gatshëm për paqe të qëndrueshme 10/04/2025 07:07 Moti për sot: I vranët, pritet të ketë reshje të izoluara shiu e bore 10/04/2025 06:57 Katari ka filluar koordinimin me Egjiptin dhe ShBA-në për të vazhduar bisedimet mbi Gazën