Pikat kryesore
- Grantet e Ministrisë së Bujqësisë e udhëhequr nga Faton Peci, kishin qenë të majme ndër vite edhe për disa kultivues të kulturave të ndryshme bujqësore, me mbiemrin Peci.
- Faton Peci, në fushatën e fundit për zgjedhjet lokale, kishte publikuar edhe një fotografi me krejt kusherinjtë e tij, me krenari për mbështetjen që po merrte nga Pectë.
- Pecët, përveç mbështetjes për Faton Pecin, ndër vite kanë marrë mbështetje edhe nga Ministria e Bujqësisë.
Grantet e Ministrisë së Bujqësisë e udhëhequr nga Faton Peci, kishin qenë të majme ndër vite edhe për disa kultivues të kulturave të ndryshme bujqësore, me mbiemrin Peci. Faton Peci, në fushatën e fundit për zgjedhjet lokale, kishte publikuar edhe një fotografi me krejt kusherinjtë e tij, me krenari për mbështetjen që po merrte nga Pectë. Pecët, përveç mbështetjes për Faton Pecin, ndër vite kanë marrë mbështetje edhe nga Ministria e Bujqësisë. Nacionale ka siguruar tri dokumente, të granteve ndër vite për disa kultura bujqësorë, që kapin vlerën e mbi 150 mijë eurove. Në vitin 2024, Marigona Peci, kishte fituar subvencion në vlerë prej 37 mijë e 687 euro nga Ministria e Faton Pecit, me projektin që quhet “Pemishte me kumbulla dhe mekanizëm bujqësor’. Nacionale ka kontaktuar me zonjën Marigona Peci, e cila ka konfirmuar lidhjen familjare me ministrin Peci, por thotë se kjo lidhje nuk është aq e afërt. Ajo ka mohuar çdo ndikim të ministrit Peci në marrjen e grantit. Zonja në fjalë, e cila kishte marrë grante nga Ministria e Bujqësisë, në dokumentet ku i është aprovuar ky grant, figuron edhe me emrin e babait të saj, Xhylazim Peci. Nacionale ka kuptuar se në fakt, ky i fundit ishte përfitues i subvencionit, por që këtë e bëri në emër të vajzës së tij, për shkak të kritereve të kuotës gjinore, në përfitimin e subvencioneve të tilla. Ndërkohë, Ekrem Peci është një tjetër përfitues i grantit në Ministrinë e Faton Pecit. Në vitin 2022, ai kishte siguruar subvencion prej 80 mijë eurosh, në projektin e investimit me mekanizëm bujqësorë në një pemishte ekzistuese me kulturë të arres me sipërfaqe prej 4 hektarsh si dhe energjisë së ripërtëritshme. Nacionale ka kontaktuar z.Ekrem Peci, por i njëjti nuk ka pranuar të përgjigjet në asnjë prej pyetjeve tona, përveç se na kërkoi të mos e pengojmë. “A ka mundësi mos me m’pengu? Violeta Peci është një tjetër përfituese e granteve nga Ministria e Bujqëisë në vitin 2022, në vlerë prej 29 mijë e 973 euro me një projekt për prodhimin e veshmbathjeve. Nacionale ka kontaktuar me zonjën Violeta Peci, e cila ka mohuar lidhjet familjare me z.Faton Peci. “S’kena as lidhje farefisnore, veç mbiemrin që e kena të njëjtë më Fatonin, sen tjetër”, thotë Violeta Peci. Ministria e Bujqësisë ka qenë për një kohë nën kritika për dhënien e subvencioneve për familjarë të figurave të pushtetshme, përfshirë familjarë të deputetëve të Vetëvendosjes. Përjetoni Pushimet Ideale, me Paketën All Inclusive në Flower Hotels & Resorts! Pushimet e ëndrrave tuaja ju presin këtë UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head 10/25/2025 15:15 Zgjedhjet e 12 tetorit, KQZ-ja sot rezultatet përfundimtare 10/25/2025 15:11 Delegacioni i PDK-së merr pjesë në Kongresin e ALDE-s në Bruksel 10/25/2025 14:58 ‘Nuk kam mbaruar’, Kamala Harris thotë se mund të kandidojë përsëri për presidente