Pikat kryesore
- Të martën vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
- Moti pritet të jetë i kthjellët, me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të përqendruara kryesisht në relievet malore të zonës lindore dhe në malësitë e jugut.
- Vranësirat e dendura mund të shoqërohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash, ndërsa lokalisht do të ketë shtrëngata të izoluara dhe afatshkurtra.
Të martën vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti pritet të jetë i kthjellët, me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të përqendruara kryesisht në relievet malore të zonës lindore dhe në malësitë e jugut. Vranësirat e dendura mund të shoqërohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash, ndërsa lokalisht do të ketë shtrëngata të izoluara dhe afatshkurtra. Deti pritet të jetë i qetë, me valëzim të lehtë në Adriatik dhe Jon, me forcë 1-2 ballë. Në përgjithësi, e marta do të sjellë mot të mirë, me kushte të favorshme për aktivitete të zakonshme, ndërsa reshjet do të mbeten të pakta dhe të lokalizuara.