Pikat kryesore
- Pavarësisht optimizmit për të marrë një rezultat të mirë ndaj Astanës në Conference League, Dinamo e mbylli sfidën në disavantazh, duke u mundur me shifrat 0-1.
- Golin e vetëm të takimit e realizoi Karimov për miqtë në minutën e 69-të.
- Menjëherë pas këtij rezultati negativ, “blutë” reaguan në rrjetet sociale me mesazhin: “Mbyllet ndeshja në Elbasan.
Pavarësisht optimizmit për të marrë një rezultat të mirë ndaj Astanës në Conference League, Dinamo e mbylli sfidën në disavantazh, duke u mundur me shifrat 0-1. Golin e vetëm të takimit e realizoi Karimov për miqtë në minutën e 69-të. Menjëherë pas këtij rezultati negativ, “blutë” reaguan në rrjetet sociale me mesazhin: “Mbyllet ndeshja në Elbasan. Beteja vazhdon”. Ndeshja e kthimit e vlefshme për raundin e parë të Conference League do të luhet më 16 korrik, në tokën kazake.