Pikat kryesore
- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, teksa policia sot ka arrestuar një person dhe në kërkim një tjetër.
- I arrestuari Enea Zyferi ishte i punësuar si kamerier në lokalin e të në kërkim si autor, Armand Shaka.
- Ai dyshohet të ketë ndihmuar atë dhe të ketë qenë prezent kur 34 vjeçari Koçi është mbajtur peng.
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, teksa policia sot ka arrestuar një person dhe në kërkim një tjetër. I arrestuari Enea Zyferi ishte i punësuar si kamerier në lokalin e të në kërkim si autor, Armand Shaka. Ai dyshohet të ketë ndihmuar atë dhe të ketë qenë prezent kur 34 vjeçari Koçi është mbajtur peng. shkruan se nga kontrollet e policisë në terren dhe pamjet e kamerave të sigurisë, policia ka gjetur prova që shtojnë dyshimet se 34-vjeçari është vrarë dhe se shoku i tij ka zhdukur trupin duke e transportuar me një makinë. Gjatë këtij momenti dëshmitar ka qenë edhe Enea Zyferi, i cili punonte kamarier në një bar në pronësi të autorit dhe që ndodhet pranë vendit të ngjarjes, i cili është arrestuar si bashkëpunëtor. Ndërsa për autorin, policia nuk ka asnjë gjurmë dhe e ka në kërkim.