Detaje nga vdekja e 17-vjeçarit/ Adoleshenti shkoi në shtëpi i plagosur me thikë në…

Detaje nga vdekja e 17-vjeçarit/ Adoleshenti shkoi në shtëpi i plagosur me thikë në…

Pikat kryesore

  • Detaje të reja janë zbuluar nga vdekja e 17-vjeçarit shqiptar në Korintho të Greqisë, i cili ndërroi jetë në spital pas një sherri me thikë.
  • Sipas mediave greke, 17-vjeçari Aleks Vangjeli kishte shkuar në shtëpi i plagosur në kraharor nga thika, pa i treguar familjes së tij.
  • Vëllai i tij kuptoi se gjendja e tij ishte e rëndë dhe e dërgoi në spitalin e Korinthos, ku ai ndërroi jetë.

Detaje të reja janë zbuluar nga vdekja e 17-vjeçarit shqiptar në Korintho të Greqisë, i cili ndërroi jetë në spital pas një sherri me thikë. Sipas mediave greke, 17-vjeçari Aleks Vangjeli kishte shkuar në shtëpi i plagosur në kraharor nga thika, pa i treguar familjes së tij. Vëllai i tij kuptoi se gjendja e tij ishte e rëndë dhe e dërgoi në spitalin e Korinthos, ku ai ndërroi jetë. Hetimet tregojnë se më parë 17-vjeçari ndodhej në një zonë të largët pranë Rrugës së Përgjithshme të Loutrakit, por ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur saktësisht aty. Ndërkohë po këtë të premte, një 19-vjeçar grek, mik i ngushtë i 17-vjeçarit, u transportua në të njëjtin spital me plagë nga thika në bark dhe u operua. Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe aktualisht ndodhet në klinikën kirurgjikale, shkruan Protothema. Sipas informacioneve, deri më tani i plagosuri nuk ka dhënë detaje rreth asaj që ndodhi apo vendit ku ndodhi incidenti i përgjakshëm. Për mediat greke ka folur nëna e 19-vjeçarit, e cila ka thënë: Nuk di asgjë ende, isha duke fjetur kur më morën. Sa i përket fëmijës tjetër, zbulova se kishte vdekur rrugës. Ai ishte një mik i ngushtë i djalit tim. Kush janë ata që vranë një fëmijë dhe shkuan të vrisnin një tjetër? Nuk e di…” Autoritetet besojnë se këto dy incidente janë të lidhura dhe se ka pasur një sherr para vdekjes së 17-vjeçarit.

Lini një Përgjigje