Pikat kryesore
- Ajo ka ndarë në InstaStory një selfie, ku shfaqet e buzëqeshur dhe mjaft në formë, ndërsa ka etiketuar qendrën e bukurisë ku ka realizuar look-un e saj.
- Edhe pse nuk ka bërë asnjë koment lidhur me këngën e re të Olsit apo me aludimet që kanë pushtuar rrjetin, koha e publikimit të postimit ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
- Shumë prej tyre e kanë interpretuar atë si një reagim indirekt pas zhurmës së krijuar nga vargjet e publikuara nga këngëtari.
Ndërkohë, nuk ka munguar reagimi i Egli Takos. Ajo ka ndarë në InstaStory një selfie, ku shfaqet e buzëqeshur dhe mjaft në formë, ndërsa ka etiketuar qendrën e bukurisë ku ka realizuar look-un e saj. Edhe pse nuk ka bërë asnjë koment lidhur me këngën e re të Olsit apo me aludimet që kanë pushtuar rrjetin, koha e publikimit të postimit ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve. Shumë prej tyre e kanë interpretuar atë si një reagim indirekt pas zhurmës së krijuar nga vargjet e publikuara nga këngëtari. Megjithatë, deri në këtë moment, Egli Tako nuk ka reaguar publikisht për projektin “EX” dhe nuk ka lënë të kuptohet se postimi i saj lidhet me ish-partnerin. Për rrjedhojë, çdo interpretim mbetet në nivel aludimesh nga ndjekësit në rrjetet sociale.