Dedaj kritikon Kurtin për tentativën e rishkrimit të historisë së Kosovës

Dedaj kritikon Kurtin për tentativën e rishkrimit të historisë së Kosovës

Gjergj Dedaj ka shprehur kritika të forta ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë për përpjekje të rrezikshme për të rishkruar historinë e Kosovës. Sipas Dedajt, ideja për një “Republikë të Tretë” është në përputhje me agjendën e Kurtit, e cila nuk reflekton vlerat e shtetndërtimit të vendit. Ai thekson se Kurti, i cili nuk ka marrë pjesë në proceset historike të rëndësishme si Konferenca e Rambujesë, Plani i Ahtisarit dhe shpallja e Pavarësisë më 17 shkurt 2008, po e ndjen thellë mungesën e atyre momenteve.

“Kurti, si ish-kryeministër dhe deputet, është i ngarkuar me ndjenja të forta për të qenit jashtë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, duke përfshirë periudhën para luftës dhe luftën heroike të UÇK-së. Ai vuan shpirtërisht dhe moralisht nga mos pjesëmarrja në ato procese historike,” deklaroi Dedaj.

Ai e akuzoi Kurtin për politikat e tij populiste dhe staliniste, që sipas tij, po e çojnë vendin në një drejtim të pasigurt dhe anti-perëndimor. Dedaj theksoi se me ardhjen e Kurtit në pushtet në vitin 2020, janë ndërmarrë hapa që rrezikojnë të rishkruajnë historinë e Kosovës, e cila ka ndodhur në mungesë të tij.

Koncepti i “Republikës së Tretë” është parë nga Dedajn si një tentativë për të futur vendin në një sistem stalinist dhe diktatorial. Ai theksoi se për të parandaluar këtë rrezik, Albin Kurti duhet të largohet nga pushteti dhe të mos votohet më si kryeministër.

“Agjenda e tij politike, e cila përfshin idenë se ai është ‘baba’ i Kosovës, tregon një përpjekje të çmendur për të manipuluar me identitetin e vendit. Kurti duket se harron se Republika e Kosovës është njohur nga mbi 115 shtete demokratike, ndërsa ‘Republika e Tretë’ mund të gjejë mbështetje vetëm nga vende si Serbia, Rusia dhe Kina,” përfundoi Dedaj.

Lini një Përgjigje