Pikat kryesore
- Sipas tij, vetë vendimi i Këshillit të Mandateve për të mos dalë me një vendim të qartë është tregues i kontradiktës dhe i mungesës së koherencës institucionale.
- “ Vetë vendimi i marrë, për të mos dalë me një vendim nga Këshilli i Mandateve, është i tillë.
- Vangjeli shtoi se këto janë kushtet që duhej të garantonin një proces të rregullt, por sipas tij asnjë prej tyre nuk u respektua.
Në studion e emisionit “Trialog”, të moderuar nga gazetarja Alba Alishani, analisti Lorenc Vangjeli e cilësoi si paradoksal dhe deri në kufijtë e absurdit debatin mbi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Zv.kryeministres. Sipas tij, vetë vendimi i Këshillit të Mandateve për të mos dalë me një vendim të qartë është tregues i kontradiktës dhe i mungesës së koherencës institucionale. “ Vetë vendimi i marrë, për të mos dalë me një vendim nga Këshilli i Mandateve, është i tillë. Ai theksoi se Këshilli i Mandateve ka për detyrë t’i rekomandojë Kuvendit vendimmarrjen e tij, duke garantuar transparencën e procesit, ekuilibrin mes pavarësisë së deputetit dhe zbatimit të ligjit, si dhe shmangien e përdorimit politik të ndjekjes penale. Vangjeli shtoi se këto janë kushtet që duhej të garantonin një proces të rregullt, por sipas tij asnjë prej tyre nuk u respektua. “ Këto janë kushtet që të vazhdojë procesi në mënyrë të rregullt.