Pikat kryesore
- Gjatë fjalës së tij, Meçe iu referua parimit të “ligjit më të favorshëm” në Kodin Penal, duke theksuar se kur ligji ndryshon pas kryerjes së një vepre penale, duhet të zbatohet versioni më i lehtë për të pandehurin.
- Sipas tij, ky parim duhet të merret në konsideratë edhe në rastet e rivlerësimit të masave të sigurisë.
- “Tani që në momentin e parë unë hap kodin penal dhe i referohem dispozitës numër tre ose nenët tre të kodit penal i cili quhet edhe ë dispozita e më të favorshme quhet edhe kjo dispozitë thotë këtë gjë.
Polemisti Arben Meçe ka komentuar në emisionin “3D nga Alban Dudushi” në RTSH debatet juridike që lidhen me vendimmarrjet e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, duke i cilësuar ato si një situatë të debatueshme në praktikën gjyqësore. Gjatë fjalës së tij, Meçe iu referua parimit të “ligjit më të favorshëm” në Kodin Penal, duke theksuar se kur ligji ndryshon pas kryerjes së një vepre penale, duhet të zbatohet versioni më i lehtë për të pandehurin. Sipas tij, ky parim duhet të merret në konsideratë edhe në rastet e rivlerësimit të masave të sigurisë. “Tani që në momentin e parë unë hap kodin penal dhe i referohem dispozitës numër tre ose nenët tre të kodit penal i cili quhet edhe ë dispozita e më të favorshme quhet edhe kjo dispozitë thotë këtë gjë. Kur ligji i kohës kur është kryer vepra penale dhe ligji i mëvonshëm janë të ndryshëm zbatohet ai ligj, dispozita e të cilët janë më të favorshme për personat që kanë kryer veprën penale. S’ka ndryshim. Tani midis gjykimit të Gjykatës të Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese del një dispozitë e cila prej të vërtetës në gjithë debatin që ne bëjmë është lehtësuese në kuptimin e rivlerësimit të masë sigurisë. Të gjithë personat të cilët janë në proces për këtë masë automatikisht duhet të gjykohen mbi këtë dispozitë. Gjykatës Kushtetuese i jep një vendim Gjykatës së Lartë e cila nuk e ka respektuar këtë dispozitë ndërkohë kjo dispozitë ekziston, dhe me të drejtë gjykata kushtetuese thotë e di si është puna në Gjykatën e Lartë rigjykohet çështjen në kushtet e reja sepse do themi kjo pozitë është kushtetuese apo jo në kuptimin e shkeljes”, u shpreh Meçe.