Pikat kryesore
- Debate të forta janë shënuar në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë së Partisë Demokratike.
- Pas foltoreve të zhvilluara secili në mënyrën e tij, Sali Berisha dhe Ervin Salianji u takuan përballë njëri-tjetrit gjatë mbledhjes.
- Burime nga mbledhja bëjnë me dije se ka pasur debate të ashpra mes Berishës, Nokës dhe Salianjit.
Debate të forta janë shënuar në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë së Partisë Demokratike. Pas foltoreve të zhvilluara secili në mënyrën e tij, Sali Berisha dhe Ervin Salianji u takuan përballë njëri-tjetrit gjatë mbledhjes. Burime nga mbledhja bëjnë me dije se ka pasur debate të ashpra mes Berishës, Nokës dhe Salianjit. Noka i është drejtuar Salianjit me fjalët: “Me këtë që po bën, po u shërben atyre që ke përballë”. Nga ana e tij, Salianji i është përgjigjur: “Jep dorëheqjen, Flamur, e ke shkatërruar partinë, dhe gabimi me Avokatin e Popullit është përgjegjësi e jotja”.