Pikat kryesore
- “Qeveria jonë e ka pas informatën 4 ditë më herët se do të ndodh Banjska.
- Po e them fjalën publike, institucionet tona kanë pas informacione që do të ndodh”, ka thënë Krasniqi në RTV Dukagjini.
- Dardan Krasniqi është vëllai i anëtarit të VV’së në KQZ, Alban Krasniqit, rrjedhimisht kunati i ish-Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Dardan Krasniqi, ka thënë se institucionet e Kosovës kishin informacione paraprake për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, që ndodhi në shtator të vitit 2023. Sipas Krasniqi, institucionet shtetërore ishin të njoftuara rreth katër ditë para se të ndodhte sulmi, në të cilin u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa në përballjen e armatosur u vranë edhe tre sulmues. “Qeveria jonë e ka pas informatën 4 ditë më herët se do të ndodh Banjska. Po e them fjalën publike, institucionet tona kanë pas informacione që do të ndodh”, ka thënë Krasniqi në RTV Dukagjini. Dardan Krasniqi është vëllai i anëtarit të VV’së në KQZ, Alban Krasniqit, rrjedhimisht kunati i ish-Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut. Sulmi në Banjskë u cilësua nga autoritetet e Kosovës si akt terrorist. Përgjegjësinë për këtë sulm e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili aktualisht ndodhet në arrati. Ai dhe 41 persona të tjerë akuzohen për terrorizëm, vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës, ndërsa ndaj Radojçiqit rëndojnë edhe akuza për financim të terrorizmit dhe shpëlarje parash. Ndërsa, bashkësia ndërkombëtare ka dënuar ashpër sulmin në Banjskë dhe ka kërkuar që përgjegjësit të vihen para drejtësisë. Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, Rixos Premium Dubrovnik 2 netë Çmimi: nga 159 € për person Shërbimi: Half Board Në çmim përfshihet: Akomodimi në hotel luksoz Mëngjesi Darka Pishina e 01/07/2026 10:07 Stabilizohet Malisheva, Kastrati: Po identifikojmë dëmet nga vërshimet 01/07/2026 09:59 Përkeqësohet situata nga reshjet e dendura në Shqipëri: Shembet rruga, dëme në dy banesa 01/07/2026 09:57 Kurti uron Krishtlindjet ortodokse: Le të na bashkojë e mira