Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën…

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën…

Pikat kryesore

  • Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
  • Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, sipas të dhënave të përditësuara në orën 20:00.
  • Me 28% të kutive të numëruara, Vetëvendosje ka siguruar deri tani mbi 47% ose 96 mijë vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, sipas të dhënave të përditësuara në orën 20:00. Me 28% të kutive të numëruara, Vetëvendosje ka siguruar deri tani mbi 47% ose 96 mijë vota. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.21% apo mbi 38 mijë vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13.92%, që përkthehet në mbio 28 mijë vota. Në zgjedhje garuan 24 subjekte politike me 1,180 kandidatë për deputetë. Nga to, 8 subjekte politike janë të shqiptarëve me 624 kandidatë që synojnë 100 vendet në Kuvend, ndërkaq pjesa tjetër janë subjekte nga radhët e komuniteteve që garojnë për 20 ulëset e garantuara. Shifrat e para të tre exit poll-eve flasin për një rezultat të përafërt për të gjitha partitë, me atë të 9 shkurtit, ku Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit kryeson, por ende pa e siguruar numrin 61 për të formuar Qeverinë. Në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës dhe e treta LDK-ja.

Lini një Përgjigje