Pikat kryesore
- Skuadra londineze fitoi në transfertë 3-1 gjysmëfinalen e parë kundër Shakhtar Donjeck, ndërsa pret e qetë sfidën e kthimit në shtëpinë e saj.
- Formacioni anglez e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë, ndërsa që në minutën e parë kaloi në epërsi me Sarr.
- Goli I shejt I mesfushorit vendosi pjesën e parë, ndërsa menjëherë pas pushimit, ukrainasit barazuan shifrat me Oçeretko.
Skuadra londineze fitoi në transfertë 3-1 gjysmëfinalen e parë kundër Shakhtar Donjeck, ndërsa pret e qetë sfidën e kthimit në shtëpinë e saj. Formacioni anglez e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë, ndërsa që në minutën e parë kaloi në epërsi me Sarr. Goli I shejt I mesfushorit vendosi pjesën e parë, ndërsa menjëherë pas pushimit, ukrainasit barazuan shifrat me Oçeretko. Por shpresat e tyre morën një tjetër goditje, kur Kamada ktheu në avantazh Crystal Palace dhe u shuan përfundimisht gjashtë minuta nga fundi I kohës së rregullt me golin e tretë të shënuar nga Strand Larsen. Me këtë fitore, skuadra angleze e ka thuajse të sigurtë kualifikimin për në finalen e Koncerence League. Gjithçka e hapur në gjysmëfinalen tjetër, ku Rayo Vallecano mundi 1-0 Strasbourg. Alemao në minutën e 54 shënoi golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën spanjolle, që shkon e avantazhuar në ndeshjen e kthimit. Edhe një herë, mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Ivan Balliu e pa nga pankina suksesin e skuadrës së tij, pasi nuk luajti asnjë minutë në këtë sfidë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Dritë dhe Shkëndijë në Europë/ Dy skuadrat e shqiptarëve kalojnë në play off e Conference League Shkëndija e Europës/ Skuadra e Tetovës triumfon në sfidën e pestë në Conference League Drita barazon, Shkëndija fiton/ Paraqitje pozitive e skuadrave shqiptare në Conference League