Costa: Shqipëria ka përmbushur piketat ndërmjetëse, nis fazë e re e negociatave me BE

Costa: Shqipëria ka përmbushur piketat ndërmjetëse, nis fazë e re e negociatave me BE

Pikat kryesore

  • “I dashur Edi shumë faleminderit për mikpritjen në Tiranë, është gjithmonë kënaqësi të vi këtu, përgëzoj vendosmërinë e Shqipërisë për anëtarësim në BE.
  • Shqipëria ka përmbushur piketat e ndërmjetme, është fillimi i një faze tjetër që është impenjative.
  • Sic e thoni edhe ju këto reforma janë zgjedhje nga ana juaj për institucione të forta demokratike.

Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa u shpreh në konferencën për media në Tiranë me kryeministrin Edi Rama se zgjerimi është një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën Ai vlerësoi punën e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. “I dashur Edi shumë faleminderit për mikpritjen në Tiranë, është gjithmonë kënaqësi të vi këtu, përgëzoj vendosmërinë e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Shqipëria ka përmbushur piketat e ndërmjetme, është fillimi i një faze tjetër që është impenjative. Sic e thoni edhe ju këto reforma janë zgjedhje nga ana juaj për institucione të forta demokratike. Ju inkurajoj të përshpejtoni përpjekjet tuaja në luftën ndaj korrupsionit. BE është partneri më i besueshëm I Shqipërisë,po ashtu edhe tregtar. Ju po integroheni në tregun ekonomik të BE po ashtu në roaming. Pra, bëhesh pjesë e një bashkimi politik. BE ka sjellë paqe në kontinent për gjithë shtetet anëtare, zgjerimi u ofron këto mundësi fqinjëve tanë si Shqipëria. Në këto kohë plot pasiguri gjeopolitike dhe pa stabilitet ekonomik, zgjerimi është një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën” tha ai.

Lini një Përgjigje