Pikat kryesore
Ditën e djeshme, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Policia e Krimit Ekonomik kanë zhvilluar kontrolle në pikën e grumbullimit në Divjakë, lidhur me referimin e një ngarkese me spec djegës të ndaluar në Kroaci me destinacion Sllovenin. Ngarkesa prej 8.216 kilogramësh, e marrë nga zonat e Mollasit dhe Cërrikut të Elbasanit, u nënshtrua analizave laboratorike, ku u identifikuan tre lloje pesticide mbi normat e lejuar, Flonicamid, Chlorfenapyr dhe Tebufenpyrad. Si rezultat, është dhënë alarmi dhe ngarkesa është bllokuar, duke u çuar për asgjësim të sigurt. Autoritetet po vijojnë hetimet për këtë rast për të garantuar sigurinë e ushqimit dhe shëndetin publik. VERA 2025 është VERA FIBULA! Asteria Collection CIMA GRAND COMPLEX është zgjedhja perfekte për ata që kërkojnë cilësi, siguri dhe rehati.