Pikat kryesore
- Ka nisur në Vlorë ceremonia zyrtare për 28 nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
- I pranishëm në këtë ceremoni është edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka mbërritur Vlorë rreth 30 minuta para nisjes së eventit.
- Po ashtu, të pranishëm në Vlorë janë edhe Presidenti Bajram Begaj, kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ka nisur në Vlorë ceremonia zyrtare për 28 nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. I pranishëm në këtë ceremoni është edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka mbërritur Vlorë rreth 30 minuta para nisjes së eventit. Po ashtu, të pranishëm në Vlorë janë edhe Presidenti Bajram Begaj, kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ceremonia zyrtare do të mbahet në Sheshin e Flamurit në qendër të qytetit, ku pritet të ngrihet simbolikisht edhe flamuri. Kujtojmë se në 28 nëntor të vitit 1912, pra 113 vite më parë, burri i mençur Ismail Qemali ngriti në Vlorë flamurin dykrenar dhe Shqipërinë shtet të lirë dhe të pavarur.