Cakolli: Herë me penallti e herë me autogola, po ia servojmë Listës Serbe fitoret

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar në lidhje me bllokimin e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, duke paralajmëruar pasoja politike dhe juridike për Kosovën.

Ai ka akuzuar shumicën, në veçanti Lëvizjen Vetëvendosje, për refuzimin e kandidatit të propozuar nga komuniteti serb, duke kujtuar se kjo praktikë ka funksionuar pa politizim për vite me radhë.

Sipas tij, në vend që çështja të zgjidhej politikisht, si gjithmonë, ajo është shtyrë drejt Gjykatës Kushtetuese, ku ekziston rreziku real që kjo të konsiderohet si shkelje e të drejtave të komuniteteve.

Përkundrazi, janë përfaqësuesit e shumicës (shqiptare), e sidomos LVV-ja, që po refuzojnë të votojnë kandidatin e propozuar nga shumica e deputetëve të komunitetit serb, në përputhje me rregullat, frymën dhe precedentët kushtetues.

Për më tepër, kjo praktikë ka funksionuar për vite me radhë pa u politizuar në këtë mënyrë.

*Shëndeti gjinekologjik është një pjesë thelbësore e mirëqenies së çdo gruaje, në çdo fazë të jetës.

Lini një Përgjigje