Buxheti 2026, Dorian Teliti: Më shumë para shpenzohen për PPP-të e Ramës, se për…

Buxheti 2026, Dorian Teliti: Më shumë para shpenzohen për PPP-të e Ramës, se për…

Pikat kryesore

  • Fakt: 125 milionë euro nga buxheti i shqiptarëve për koncesione/PPP për vitin 2026.
  • Fakt: PPP 2026 marrin më shumë fonde se indeksimi dhe bonusi i pensionistëve.
  • Fakt: PPP 2026 marrin 2.5 herë më shumë fonde se totali i ndihmës ekonomike për 61 mijë familje në varfëri ekstreme.

Buxheti 2026, Dorian Teliti: Më shumë para shpenzohen për PPP-të e Ramës, se për pensionistët apo ndihmën ekonomike Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe këshilltar ekonomik i Partisë Demokratike, Dorian Teliti, ka reaguar ndaj projektbuxhetit të vitit 2026, duke e cilësuar atë si një dokument që favorizon klientelën e pushtetit përmes koncesioneve dhe partneriteteve publike-private (PPP). Sipas tij, rreth 125 milionë euro nga fondet publike do t’i dedikohen këtyre kontratave, shumë më e lartë se ajo e parashikuar për indeksimin dhe bonuset e pensionistëve apo ndihmën ekonomike për familjet në varfëri ekstreme. PPP-të mbeten ‘thesar’ i pushtetit edhe për 2026! Fakt: 125 milionë euro nga buxheti i shqiptarëve për koncesione/PPP për vitin 2026. Fakt: PPP 2026 marrin më shumë fonde se indeksimi dhe bonusi i pensionistëve. Fakt: PPP 2026 marrin 2.5 herë më shumë fonde se totali i ndihmës ekonomike për 61 mijë familje në varfëri ekstreme. Nga check-up te sterilizimi e deri te inceneratori që nuk ekziston, paratë e shqiptarëve do shkojnë për klientelën e qeverisë. Ky nuk është buxhet publik, por portofol privat. Shqipëria paguan, pakica fiton! loading…

Lini një Përgjigje