Buxheti 2026 / 46 amendamente nga PD, dy nga Erion Braçe

Buxheti 2026 / 46 amendamente nga PD, dy nga Erion Braçe

Pikat kryesore

  • Nga minimumi jetik, te pensionistët, përndjekurit politikë, arsimin e shëndetësinë, rritjen e buxhetit për bashkitë e pagat…
  • Partia Demokratike propozon 46 ndërhyrje në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.
  • Kërkesat që kanë marrë “bekimin” e Sali Berishës synojnë 5-fishimin e buxhetit për indeksimin e pensioneve dhe 3-fishimin e fondit për të përndjekurit politikë.

Nga minimumi jetik, te pensionistët, përndjekurit politikë, arsimin e shëndetësinë, rritjen e buxhetit për bashkitë e pagat… Partia Demokratike propozon 46 ndërhyrje në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kërkesat që kanë marrë “bekimin” e Sali Berishës synojnë 5-fishimin e buxhetit për indeksimin e pensioneve dhe 3-fishimin e fondit për të përndjekurit politikë. Gjithashtu PD propozon që buxheti për arsimin dhe shëndetësinë të rritet në 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, ndërsa subvencioneve në bujqësi dhe prodhimit vendas t’i shtohen 170 milionë euro. Demokratët kërkojnë ndërkohë që nga buxheti i vitit të ardhshëm, barnave të ri t’i shtohen 60 milionë euro, ndërsa pagat e administratës të rriten me 10 për qind. Të djathtët propozojnë që pagat në arsim e shëndetësi të rriten me 20 për qind, ndërsa kërkimit shkencor dhe bashkive t’u shtohen respektivisht 20 dhe 130 milionë euro. Partia E Lirisë ka propozuar 12 amendime ligjore. Në fokus të amendamenteve janë rritja reale e pensioneve, mbështetja për bujqësinë, sektorin e shëndetësisë, arsimin, shkencën, sportin dhe sigurinë ushqimore. Konkretisht, Partia e Lirisë propozon, së pari, “alokimin e një fondi prej 16,2 miliardë lekë për rritjen e pensioneve, në mënyrë që pensionistët vitin e ardhshëm të mos përfitojnë vetëm 60 lekë në ditë në qytet apo 20 lekë në ditë në fshat, por një rritje reale dhe të ndjeshme të pensioneve”. Nga socialistët, i vetmi që ka propozuar ndryshime ligjore është Erion Braçe, me dy amendamente.

Lini një Përgjigje