Burg për ish-snajperistin/ Përfundon seanca te “Trauma” për ekzekutorin e policit

Burg për ish-snajperistin/ Përfundon seanca te “Trauma” për ekzekutorin e policit

Pikat kryesore

  • TIRANË- Lihet në masën e sigurisë “arrest në burg” Violand Braçellari, autor i dyshuar i vrasjes së efektivit të policisë Enea Mekolli dhe plagosjes së efektivit Edison Adri.
  • Prokurorja e çështjes dhe gjyqtari Gentian Sallahu ia komunikuan masën e sigurisë në Spitalin e Traumës, ku ai ndodhet i shtruar.
  • Braçellari akuzohet për ngjarjen e rëndë që ndodhi më 4 qershor, gjatë operacionit të ndërmarrë për arrestimin e tij.

TIRANË- Lihet në masën e sigurisë “arrest në burg” Violand Braçellari, autor i dyshuar i vrasjes së efektivit të policisë Enea Mekolli dhe plagosjes së efektivit Edison Adri. Prokurorja e çështjes dhe gjyqtari Gentian Sallahu ia komunikuan masën e sigurisë në Spitalin e Traumës, ku ai ndodhet i shtruar. Braçellari akuzohet për ngjarjen e rëndë që ndodhi më 4 qershor, gjatë operacionit të ndërmarrë për arrestimin e tij. I fshehur në stanin e tij, në momentin që ka konstatuar efektivët e policisë, ai dyshohet se ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të tyre. Një ditë para organizimit të operacionit, policia kishte marrë informacion në rrugë operative se Braçellari kishte zbritur nga mali dhe kishte qëndruar për disa orë në fshatin Lozhan./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Edicioni i mesditës me Sali Doçin, (07/06/2026) Portugalia, në formë para Botërorit/ Skuadra luzitane fitoi 2-1 ndaj Kilit miqësoren e parë përgatitore Maran: Bëmë një hap pas/ Trajeneri kuqezi komenton humbjen në miqësoren me Luksemburgun

Lini një Përgjigje