Buja takon gratë e Hallaqit me Çitakun e Deliun në Lipjan

Buja takon gratë e Hallaqit me Çitakun e Deliun në Lipjan

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, zhvilloi një takim me gratë e Hallaqit, në të cilin morën pjesë edhe sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, dhe deputetja Blerta Deliu. Gjatë këtij bashkëbisedimi, Buja theksoi rëndësinë e adresimit të disa prej çështjeve kryesore me të cilat përballen gratë, duke përfshirë qasjen e kufizuar në tregun e punës, të drejtat pronësore, arsimimin dhe trajnimet, si dhe pabarazinë gjinore.

Ai u angazhua se, në mandatin e ardhshëm, këto probleme do të kenë prioritet në axhendën e punës së Komunës. Buja, së bashku me Çitakun dhe Deliun, shprehu përkushtimin për të siguruar që zëri i grave të dëgjohet dhe nevojat e tyre të adresohen në mënyrë efektive. Diskutimi i hapur me gratë e Hallaqit shërbeu si një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës dhe fuqizimit të rolit të grave në shoqëri.

Lini një Përgjigje