Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka përcjellë sot nga afër stërvitjet e KF Gadimja.
Buja tha se ky është një klub i ri futbolli që garon në Ligën e Tretë, por që tashmë po dëshmon energji, disiplinë dhe pasion për sportin.
Ai premtoi se në mandatin e tij të ardhshëm sporti dhe përkrahja për klubet sportive do të jenë prioritet i veçantë.
“Në mandatin tim të ardhshëm, sporti dhe përkrahja për klubet sportive do të jenë prioritet i veçantë sepse rinia jonë meriton më shumë, ndërsa sporti është investim për shëndetin, disiplinën dhe suksesin e së ardhmes” shkruan Buja raporton “Gazeta Blic”.
Pata kënaqësinë të përcjell stërvitjet e KF Gadimja, një klub i ri futbolli që garon në Ligën e Tretë, por që tashmë po dëshmon energji, disiplinë dhe pasion për sportin.
Në mandatin tim të ardhshëm, sporti dhe përkrahja për klubet sportive do të jenë prioritet i veçantë sepse rinia jonë meriton më shumë, ndërsa sporti është investim për shëndetin, disiplinën dhe suksesin e së ardhmes.
*Shëndeti gjinekologjik është një pjesë thelbësore e mirëqenies së çdo gruaje, në çdo fazë të jetës.