Brukseli s’ka hequr dorë nga vendimi për të mos i shkuar në zyrë Kurtit, zyrtarët e BE-së…

Brukseli s’ka hequr dorë nga vendimi për të mos i shkuar në zyrë Kurtit, zyrtarët e BE-së…

Pikat kryesore

  • Zvarritja disamujore në Kuvendin e Kosovës shtyu BE-në të merrte këtë masë ndaj kryeministrit në detyrë derisa nxitësi kryesor u bë një aktgjykim i Gjykatës Supreme.
  • Por, një muaj pas, ambasadori i BE-së, Aivo Orav, shkoi në Qeverinë e Kosovës për t’ia dorëzuar Kurtit raportin e sivjetmë për vendin të Komisionit Europian.
  • Në këtë kontekst, zyrtarë të nivelit të lartë të BE-së dhe të shteteve anëtare të BE-së përfshijnë presidentë, krerë shtetesh, ministra, komisionerë dhe Përfaqësuesen e Lartë/Nënpresidenten (HR/VP).

string(123) “brukseli-ska-hequr-dore-nga-vendimi-per-te-mos-i-shkuar-ne-zyre-kurtit-zyrtaret-e-be-se-qe-operojne-ne-kosove-skane-ndalese” Brukseli s’ka hequr dorë nga vendimi për të mos i shkuar në zyrë Kurtit, zyrtarët e BE-së që operojnë në Kosovë s’kanë “ndalesë” Bashkimi Europian në gusht të këtij viti kishte marrë vendim që zyrtarët e Unionit të mos i shkonin në zyre Albin Kurtit derisa Kosova të kishte një qeveri të re legjitime. Zvarritja disamujore në Kuvendin e Kosovës shtyu BE-në të merrte këtë masë ndaj kryeministrit në detyrë derisa nxitësi kryesor u bë një aktgjykim i Gjykatës Supreme. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në vizitën e saj në Kosovë në mes të tetorit zbatoi këtë vendim të bllokut që udhëheq dhe për vendtakim me kryeministrin në detyrë të Kosovës e caktoi një sallë Kuvendi. Por, një muaj pas, ambasadori i BE-së, Aivo Orav, shkoi në Qeverinë e Kosovës për t’ia dorëzuar Kurtit raportin e sivjetmë për vendin të Komisionit Europian. Për këtë vizitë të tij në zyrën e Kurtit, që u duk si thyerje e vendimit nga vetë ambasadori i BE-së, për Gazetën Express ka folur Zyra e BE-së në Kosovë, duke sqaruar se vendimi aplikohet vetëm për zyrtarët e lartë që vijnë nga Brukseli, ndërsa s’vlen për punët e zyrtarëve të BE-së që shërbejnë në vend. “Siç është theksuar më parë, me rastin e vizitës së Presidentes së Komisionit Europian, von der Leyen, zyrtarët e nivelit të lartë nga BE-ja dhe shtetet anëtare të BE-së nuk do të takohen me zyrtarët e qeverisë në detyrë të Kosovës në ambientet e qeverisë. Megjithatë, kjo nuk vlen për zyrtarët e BE-së të vendosur në Kosovë, përfshirë Ambasadorin Orav, apo zyrtarë të tjerë të BE-së që mbajnë marrëdhënie pune me institucionet e Kosovës”, ka thënë për Express zëdhënësi i Zyrës së BE-së, Nikola Gaon. Në këtë kontekst, zyrtarë të nivelit të lartë të BE-së dhe të shteteve anëtare të BE-së përfshijnë presidentë, krerë shtetesh, ministra, komisionerë dhe Përfaqësuesen e Lartë/Nënpresidenten (HR/VP). Gjykata Supreme përmes një aktgjykimi në e nxori në qershor kishte të pavlefshëm një udhëzim administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, pasi argumentoi se nxjerrja e akteve nënligjore apo udhëzimeve administrative nga ministrat që janë deputetë është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese. Duke përmendur këtë aktgjykim, vetë Orav e kishte njoftuar Kurtin për vendimin që kanë marrë shefat e tij në Bruksel në përgjigje të zhvillimeve në Kosovë që vonuan krijimin e institucioneve të reja. Para kësaj here, Kurti takimin e fundit që kishte zhvilluar me Orav në zyrën e tij ishte në korrik. Trump: Rezultatet e zgjedhjeve jo të mira për republikanët, nëse demokratët vijnë në pushtet do të ishte situatë e keqe Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”. “Mbrëmë, e dini, nuk pritej të… Brukseli s’ka hequr dorë nga vendimi për të mos i shkuar në zyrë Kurtit, zyrtarët e BE-së që operojnë në Kosovë s’kanë “ndalesë” Arrestohet e më pas lirohet 64 vjeçari në Zubin Potok, dyshohet se sulmoi fizikisht një person VV e “bindi” Osmanin se mund ta bëjnë qeverinë, Abdixhiku i reagon: Presidenti analizon saktë, pa implikime fushate Kurti me deputetë shkon te familja e Rexhep Selimit në pjesëvjetorin e arrestimit: Na mungon, kërkojmë që ai të lirohet sa më parë Kurti tha se ka punuar në heshtje për krerët e UÇK’së, Gucati: S’i besoj, ai vetë ju ka thënë ju jeni për Hagë Prokuroria Speciale nis hetimet për rastin e plagosjes së zyrtarit të BE-së në Gjakovë

Lini një Përgjigje