Pikat kryesore
- Transferimi i Armando Brojës nga Chelsea te Burnley gjatë merkatos verore u pa si “varkë shpëtimi” për sulmuesin shqiptar.
- Përveç problemeve fizike të 24-vjeçarit, tashmë ka një tjetër “pengesë” që mban emrin Scott Parker.
- Trajneri i Burnley nuk i ka dhënë në asnjë rast 90 minut të plota Brojës, ndërsa shqiptari ka marrë trajtën e një “mirazhi” te ekipi aktualë, madje në ndeshje të caktuar nuk përzgjidhet as si zëvendësues.
Transferimi i Armando Brojës nga Chelsea te Burnley gjatë merkatos verore u pa si “varkë shpëtimi” për sulmuesin shqiptar. Përveç problemeve fizike të 24-vjeçarit, tashmë ka një tjetër “pengesë” që mban emrin Scott Parker. Trajneri i Burnley nuk i ka dhënë në asnjë rast 90 minut të plota Brojës, ndërsa shqiptari ka marrë trajtën e një “mirazhi” te ekipi aktualë, madje në ndeshje të caktuar nuk përzgjidhet as si zëvendësues. Në raportimet e “Burnley Express”, qartësohet se Armando Broja nuk do të jetë as në ndeshjen ndaj West Ham si startues, e planifikuar nesër në orën 16:00. Deri në këtë pikë, Parker nuk ka dhënë një prononcim konkret pse shqiptarit nuk po i jepet mundësia për të treguar veten. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim 11/07/2025 23:49 Broja nuk po merret në konsideratë nga trajneri Parker 11/07/2025 22:34 Pritjes i erdhi fundi, Ardon Jashari pritet të ketë minuta nesër ndaj Parmas 11/07/2025 22:09 Nuk po ndalet shkëlqimi i Drenicës në futsall, kuqezinjtë shënojnë 10 gola ndaj Malishevës