Pikat kryesore
- Financimi përmes Fondit të Sigurisë së Integruar (ISF ) do të bjerë nga 40 milion paund vitin e kaluar në vetëm 24 milion paund për periudhën 2025-26.
- Kështu, ky vendim përfshin Shqipërinë, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.
- Rajoni i Ballkanit Perëndimor është përshkruar nga Starmer si “provë e Evropës, ku vihet në test siguria e kontinentit”.
Qeveria britanike ka vendosur të reduktojë me 40% fondet e destinuara për të luftuar agresionin dhe dezinformimin rus në Ballkanin Perëndimor, një rajon që kryeministri Keir Starmer e ka cilësuar si jetik për sigurinë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar. Financimi përmes Fondit të Sigurisë së Integruar (ISF ) do të bjerë nga 40 milion paund vitin e kaluar në vetëm 24 milion paund për periudhën 2025-26. Kjo ulje lidhet me politikën e re të Starmer për reduktimin e Ndihmës Zyrtare për Zhvillim (ODA) për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, duke synuar që deri në vitin 2027 ODA të ulet nga 0.5% në 0.3% të të ardhurave kombëtare bruto. Kështu, ky vendim përfshin Shqipërinë, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Rajoni i Ballkanit Perëndimor është përshkruar nga Starmer si “provë e Evropës, ku vihet në test siguria e kontinentit”. Fondi i Sigurisë së Integruar (ISF) është krijuar për të adresuar kërcënimet më prioritare ndaj sigurisë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar brenda dhe jashtë vendit. Vitin e kaluar fondet e ISF-së u përdorën për të kundërshtuar sulme kibernetike dhe për të forcuar median e pavarur e institucionet demokratike. ODA e dedikuar për Ballkanin Perëndimor është ulur nga 31.91 milion paund në 2024-25 në 17 milion paund për 2025-26. Zyra e Kabinetit raportoi gjithashtu një ulje prej 1.15 milion paund në financimin “jo-ODA” për rajonin. The Guardian shkruan se vendimi ka ngjallur kritika nga ekspertë dhe politikanë britanikë. Emily Thornberry, kryetare e komitetit parlamentar për punët e jashtme, paralajmëroi se rajoni është në vijën e parë të betejës kundër dezinformimit rus. “Vizitova Ballkanin Perëndimor këtë muaj. Është e qartë se ata janë në vijën e parë të betejës kundër dezinformimit dhe ndërhyrjes ruse, dhe jam krenare për punën që Mbretëria e Bashkuar po bën për t’i mbështetur. Nevojitet më shumë mbështetje për median e pavarur, jo më pak.” , tha ajo. Edhe organizatat joqeveritare kanë shprehur shqetësim. Dr Kate Ferguson nga Protection Approaches tha se Britania ka ndërtuar një reputacion si lider i besueshëm në rajon dhe kjo nuk duhet të minohet tani. Shelagh Daley nga Saferëorld shtoi se shkurtimet tregojnë një zhvendosje të qeverisë drejt uljes së prioriteteve për parandalimin e konflikteve, në një kohë kur rreziqet globale janë në rritje. Kreu i ri i MI6, Blaise Metreëeli, paralajmëroi këtë javë se Britania ndodhet “ mes paqes dhe luftës ”, duke e përshkruar Rusinë si “ agresive, ekspansioniste dhe revizioniste ”.