Botohet vepra “Paraloja e Shiut”, e shkrimtarit Sali Bashota

Botohet vepra “Paraloja e Shiut”, e shkrimtarit Sali Bashota

Pikat kryesore

  • Libri i zgjedhur me 100 proza poetike nga krijimtaria e shkrimtarit, Sali Bashota, me parathënie të Agron Y.
  • Gashit, i cili ka titullin “Paraloja e shiut”, është botuar këto ditë në Prishtinë nga Botimet REA.
  • Vepra më e re e Sali Bashotës është e pesëdhjetë e gjashta me radhë.

Libri i zgjedhur me 100 proza poetike nga krijimtaria e shkrimtarit, Sali Bashota, me parathënie të Agron Y. Gashit, i cili ka titullin “Paraloja e shiut”, është botuar këto ditë në Prishtinë nga Botimet REA. Vepra më e re e Sali Bashotës është e pesëdhjetë e gjashta me radhë. Opusi i tij përbëhet nga vepra me poezi, prozë poetike, ese dhe studime letrare. Autori është njëri ndër poetët më të njohur shqiptarë, i përkthyer në shumë gjuhë të mëdha botërore. Siç thekson studiuesi i letërsisë, Dr. Agron Y.Gashi, proza poetike e Sali Bashotës ruan imazhet dhe efektet e forta emocionale, shenja tipike këto të poezisë. Kjo prozë ka strukturë metonimike, përderisa gjuha është metaforike, sepse në fakt ajo është një poezi me konstrukt proze. Ky fuzionim i elementeve poetike dhe prozaike prodhon një tip letrar të nënrendur nga të dy gjinitë e mëdha letrare, epika dhe lirika. Kështu, proza poetike e Sali Bashotës është shpërthim kundër rregullave zhanrore dhe situatës reale. Kjo prozë poetike, konkretisht gjuha e saj, si gjithmonë, as këtu nuk përçon informacion, por përfaqëson gjuhën nga shprehjet stilistike. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Poeti Sali Bashota takime letrare në Ulqin, dhuron disa nga librat e tij: Këtu ndihem si në shtëpi

Lini një Përgjigje