Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Pikat kryesore

  • Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që hyjnë në fuqi sot (më 13 maj 2026) në orën 18:00.
  • Sipas vendimit të ri, çmimi i shitjes me pakicë i naftës është caktuar jo më shumë se 201 lekë për litër, nga 197 lekë që ishte më parë.
  • Ndërkohë, benzina është rritur në 187 lekë për litër nga 182 lekë më herët, duke shënuar një rritje prej 5 lekësh.

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që hyjnë në fuqi sot (më 13 maj 2026) në orën 18:00. Sipas vendimit të ri, çmimi i shitjes me pakicë i naftës është caktuar jo më shumë se 201 lekë për litër, nga 197 lekë që ishte më parë. Kjo përbën një rritje me 4 lekë për litër. Ndërkohë, benzina është rritur në 187 lekë për litër nga 182 lekë më herët, duke shënuar një rritje prej 5 lekësh. Çmimet e reja do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit të Transparencës, ku mund të ketë ndryshime të tjera. Bordi i Transparencës në datë 13 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 201 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 189 lekë/litër. ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër. 🗓️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 13 ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. ⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. 🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. 🛢️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg. SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

Lini një Përgjigje