Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, me sa do shiten nafta dhe benzina!

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, me sa do shiten nafta dhe benzina!

Pikat kryesore

  • Këtë të enjte, Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg.
  • Nafta është rritur me 4 lekë nga ndryshimi i fundit më 2 qershor, kurse benzina është ulur me 1 lek.
  • Nafta do të shitet jo më shumë se 195 lekë për litër dhe benzina jo më shumë se 175 lekë për litër.

Këtë të enjte, Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Nafta është rritur me 4 lekë nga ndryshimi i fundit më 2 qershor, kurse benzina është ulur me 1 lek. Nafta do të shitet jo më shumë se 195 lekë për litër dhe benzina jo më shumë se 175 lekë për litër. Njoftimi i Bordit të Transparencës: “Bordi i Transparencës në datë 4 Qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: -Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër. -Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër. -Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 4 ora 15.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. -Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. -Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg. SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%. Gjithashtu referuar nenit 10, pika 3 germa “d” te Ligjit 61/2012 “Për akcizat në RSH” parashikohet përjashtimi nga detyrimet e akcizes i karburantit për anijet e peshkimit, në sasitë, kushtet dhe kriteret e përcaktuara në VKM. Referuar metodologjise së përcaktuar në aktin normativ, çmimi i shitjes së gazolit për peshkim rezulton 100 lekë”.

Lini një Përgjigje