Pikat kryesore
- Ditën e sotme, Bordi i Transparencës, ka vendosur sërish uljen e çmimeve të karburanteve.
- Sipas vendimit, çmimi i naftës do të jetë 180 lekë për litër, 3 lekë më pak nga sa ishte më parë.
- Ndërkohë, benzina do të jetë 168 lekë për litër, me një ulje prej 2 lekësh nga 170 lekë/litër që ishte më parë.
Ditën e sotme, Bordi i Transparencës, ka vendosur sërish uljen e çmimeve të karburanteve. Sipas vendimit, çmimi i naftës do të jetë 180 lekë për litër, 3 lekë më pak nga sa ishte më parë. Ndërkohë, benzina do të jetë 168 lekë për litër, me një ulje prej 2 lekësh nga 170 lekë/litër që ishte më parë. Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi në orën 14:00 deri në vendimin e ardhshëm. Autoritetet paralajmërojnë se në rast moszbatimi nga operatorët e tregut, do të merren masa deri në pezullim te aktivitetit. Bordi i Transparencës në datë 16 Qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 180 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 168 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 168 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 156 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 16 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg. SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%. Gjithashtu referuar nenit 10, pika 3 germa “d” te Ligjit 61/2012 “Për akcizat në RSH” parashikohet përjashtimi nga detyrimet e akcizes i karburantit për anijet e peshkimit, në sasitë, kushtet dhe kriteret e përcaktuara në VKM. Referuar metodologjise së përcaktuar në aktin normativ, çmimi i shitjes së gazolit për peshkim rezulton 84 lekë.