Pikat kryesore
- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me ftesën që i ka bërë Presidenti amerikan, Donald Trump, që Shqipëria të jetë pjesë e Bordit të Paqes.
- Kreu i qeverisë thotë se nuk janë të vërteta lajmet që në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB-së, që Shqipëria do të paguajë 1 miliardë euro apo që palestinezët do të vijnë në Shqipëri.
- “Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me ftesën që i ka bërë Presidenti amerikan, Donald Trump, që Shqipëria të jetë pjesë e Bordit të Paqes. Kreu i qeverisë thotë se nuk janë të vërteta lajmet që në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB-së, që Shqipëria do të paguajë 1 miliardë euro apo që palestinezët do të vijnë në Shqipëri. “Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë! Në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB. GËNJESHTËR! Shqipëria do të paguajë 1 miliardë EURO. GËNJESHTËR! Palestinezët do të vijnë në Shqipëri. GËNJESHTËR”, shkruan Rama. Sipas Ramës, këto lajme janë “të pjella” nga” mllefi i injorancës dhe inati i ligësisë”. Ai theksoi se ky është një moment i jashtëzakonshëm për Shqipërinë dhe se për të personalisht ka rëndësi vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve. Sa i përket lajmeve, ai theksoi se janë “teneqera të zhurmshme të Shqipërisë së vjetër”, ndërsa qeveria po mundohet të ndërtojë një Shqipëri tjetër, “të dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe të respektuar botërisht”. Sipas Ramës, këto lajme janë “të pjella” nga” mllefi i injorancës dhe inati i ligësisë”. Ai theksoi se ky është një moment i jashtëzakonshëm për Shqipërinë dhe se për të personalisht ka rëndësi vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve. Sa i përket lajmeve, ai theksoi se janë “teneqera të zhurmshme të Shqipërisë së vjetër”, ndërsa qeveria po mundohet të ndërtojë një Shqipëri tjetër, “të dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe të respektuar botërisht”. “E vërteta është shumë e thjeshtë se sa ç’pjell, sidomos në çdo rast kur nderohet Shqipëria, mllefi i injorancës dhe inati i ligësisë: Tenxheret politike e mediatike të mexhelisit tonë janë teneqera të zhurshmshme Shqipërisë së vjetër, ndërsa kjo që po vazhdojmë të ndërtojmë me shumë mund e këmbëngulje të madhe është një Shqipëri Tjetër, e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht. Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë. Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani”, shkruan Rama në X.