Bllokohet përkohësisht rruga Ferizaj–Prishtinë për shkak të sasisë së madhe të ujit në…

Bllokohet përkohësisht rruga Ferizaj–Prishtinë për shkak të sasisë së madhe të ujit në…

Pikat kryesore

  • Për shkak të sasisë së madhe të ujit në rrugën nacionale Ferizaj–Prishtinë, konkretisht në segmentin që kalon nëpër fshatin Llapnasellë, është ndaluar përkohësisht qarkullimi i automjeteve në këtë rrugë.
  • Bëhet fjalë për segmentin nga rrethi i “Prishtina Mall” në drejtim të Prishtinës dhe segmenti nga rrethi i “Marigona” në drejtim të Ferizajt.
  • Vendimi u mor në koordinim me zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës dhe kompaninë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugës.

Për shkak të sasisë së madhe të ujit në rrugën nacionale Ferizaj–Prishtinë, konkretisht në segmentin që kalon nëpër fshatin Llapnasellë, është ndaluar përkohësisht qarkullimi i automjeteve në këtë rrugë. Kjo u bë e ditur nga Policia përmes një njoftimi për media. Bëhet fjalë për segmentin nga rrethi i “Prishtina Mall” në drejtim të Prishtinës dhe segmenti nga rrethi i “Marigona” në drejtim të Ferizajt. Vendimi u mor në koordinim me zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës dhe kompaninë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugës. Tutje në njoftim thuhet, se qarkullimi i automjeteve do të devijohet dhe orientohet përmes autostradës. “Ky veprim është ndërmarrë si masë e domosdoshme për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve dhe parandalimin e rrezikut në trafik.”, thuhet në njoftim. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/10/2026 09:41 Vetura bie në përrua në Klos, policia e banorët në kërkim për gjetjen e shoferit – pamje 01/10/2026 09:37 Theren me thikë dy persona në Suharekë, i dyshuari në arrati 01/10/2026 09:26 Bllokohet përkohësisht rruga Ferizaj–Prishtinë për shkak të sasisë së madhe të ujit në rrugë

Lini një Përgjigje