Pikat kryesore
- Rama tha nga Lushnja, përveç mbështetësve të 11 majit, të tjerët nuk e respektojnë fitoren dhe përhapin vetëm përçarje, gjë që ndikon edhe te motivimi i qytetarëve.
- Ai theksoi se pretendimet për bllokimin e negociatave janë të pavërteta dhe se vendi po ecën sipas planit të BE-së.
- E gjithë kjo bie edhe mbi ata që na kanë dhënë votën, sepse të dëgjosh përditë e përnatë vetëm keq dhe zi, sigurisht që diçka ndodh në aspektin e motivimit.
Rama tha nga Lushnja, përveç mbështetësve të 11 majit, të tjerët nuk e respektojnë fitoren dhe përhapin vetëm përçarje, gjë që ndikon edhe te motivimi i qytetarëve. Ai theksoi se pretendimet për bllokimin e negociatave janë të pavërteta dhe se vendi po ecën sipas planit të BE-së. “Përveç atyre që na kanë dhënë votën dhe mbështetjen më 11 maj, askush tjetër nuk na e fal dhe nuk do t’ia dijë fare për atë fitore që ne morëm, në kuptimin e respektit dhe detyrave, por do vetëm sherr, shamatë, baltë dhe llum. E gjithë kjo bie edhe mbi ata që na kanë dhënë votën, sepse të dëgjosh përditë e përnatë vetëm keq dhe zi, sigurisht që diçka ndodh në aspektin e motivimit. Ne nuk kemi një mundësi të korrigjojmë të tjerët, vetëm korrigjojmë veten dhe punën tonë, dhe pjesë e kësaj është edhe rritja e komunikimit me njerëzit. U mbush gjithë hapësira e mediave me një vorbull për bllokimin e negociatave, një gënjeshtër me shtatë bishta. Ne po ecim sipas planit të BE-së. E nisëm nga fundi i bishtit të kavallit dhe jemi përpara bashkë me Malin e Zi.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Janë rritur pagat për mjekët dhe mësuesit”, Rama nga Lushnja: Përveç pensioneve, indeksohet dhe paga “ PS ka hapur dyert për të rinjtë”, Balluku: Punët e mira për Shqipërinë shpesh herë mbulohen nga balta Vrau fqinjin për një çështje pronësie/ Nikël, arrestohet autori Eduard Afmataj