Bled Mane i shokuar: “pashë në varrimin e Fatos Nanos” Gazetari i

Bled Mane i shokuar: “pashë në varrimin e Fatos Nanos” Gazetari i

Pikat kryesore

  • Gjatë fjalës së tij, gazetari i njohur u kthye te homazhet e bëra për ish-kryeministrin, Fatos Nano, i cili ndërroi jetë më 31 tetor 2025.
  • Mane u shpreh se ‘ shumica e anëtarëve të kabinetit të qeverisë dhe e politikanëve të Partise Socialiste kishin nga 3 kameramanë ose fotografë me vete’.
  • Sipas gazetarit, e gjithë kjo ishte një hipokrizi e veshur në të zezë dhe që duhet të zhduket nga rrjetet tona sociale.

Gazetari i njohur, Bledi Mane, ishte një ditë më parë i ftuar në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, ku temë e radhës ishte për mitin e standardeve të bukurisë dhe asaj çfarë fshihet pas ekranit, ‘mos më ki idhull mua se nuk jam real apo reale’. Gjatë fjalës së tij, gazetari i njohur u kthye te homazhet e bëra për ish-kryeministrin, Fatos Nano, i cili ndërroi jetë më 31 tetor 2025. Mane u shpreh se ‘ shumica e anëtarëve të kabinetit të qeverisë dhe e politikanëve të Partise Socialiste kishin nga 3 kameramanë ose fotografë me vete’. Sipas gazetarit, e gjithë kjo ishte një hipokrizi e veshur në të zezë dhe që duhet të zhduket nga rrjetet tona sociale. “Është pak e kobshme, po e di çfarë pashë te ceremonia mortore e Fatos Nanos? Shumica e anëtarëve të kabinetit të qeverisë dhe politikanëve të Partisë Socialiste kishin nga 3 kameramanë ose fotografë me vete. Pozat e tyre, takimet me Xhoanen, me familjar ishte një hipokrizi e veshur në të zezë po që t’i sillte zorrët deri në fyt. Pra kjo lloj hipokrizie duhet të zhduket nga rrjetet tona sociale”, tha Bledi Mane “Është pak e kobshme, po e di çfarë pashë te ceremonia mortore e Fatos Nanos? Shumica e anëtarëve të kabinetit të qeverisë dhe politikanëve të Partisë Socialiste kishin nga 3 kameramanë ose fotografë me vete. Pozat e tyre, takimet me Xhoanen, me familjar ishte një hipokrizi e veshur në të zezë po që t’i sillte zorrët deri në fyt. Pra kjo lloj hipokrizie duhet të zhduket nga rrjetet tona sociale”, tha Bledi Mane

Lini një Përgjigje