Bizneset po investojnë/ BSH: Rritet kërkesa për kredi, nuk ndryshojnë kriteret

Bizneset po investojnë/ BSH: Rritet kërkesa për kredi, nuk ndryshojnë kriteret

Pikat kryesore

  • Rritja e interesit në këtë tremujor ka qenë e kufizuar në segmentin e kredive me shuma të vogla (deri në 35 milionë Lekë.
  • Ndërkohë, interesi i kredive më të mëdha se kjo shumë shënoi një rënie të lehtë në 6.1%, nga niveli 6.3% i tre tremujorëve të mëparshëm.
  • Sektorët e tregtisë, energjisë dhe ndërtimit kanë qenë përfituesit kryesorë të financimit të bankave gjatë tremujorit, duke reflektuar edhe pasojat e zhvillimeve gjeopolitike dhe pasiguritë në tregjet e mallrave bazë.

Lufta dhe tensionet gjeopolitike i ka bërë bankat në Shqipëri më të kujdeshme në aprovimin e kredive.Në një analizë të Bankës së Shpipërisë vërehet se ka pasur rritje të interesit mesatar për kredinë e re në Lek dhënë biznesit e cila rezultoi 6.5% në tremujorin e parë, me një rritje të lehtë nga niveli 6.3% i tremujorit paraardhës, por duke qëndruar pranë mesatares së vitit të kaluar. Rritja e interesit në këtë tremujor ka qenë e kufizuar në segmentin e kredive me shuma të vogla (deri në 35 milionë Lekë. Ndërkohë, interesi i kredive më të mëdha se kjo shumë shënoi një rënie të lehtë në 6.1%, nga niveli 6.3% i tre tremujorëve të mëparshëm. Sektorët e tregtisë, energjisë dhe ndërtimit kanë qenë përfituesit kryesorë të financimit të bankave gjatë tremujorit, duke reflektuar edhe pasojat e zhvillimeve gjeopolitike dhe pasiguritë në tregjet e mallrave bazë. Normat e interesit të kredive për individë vazhduan të regjistrojnë nivele të ulëta. Po ashtu kreditë u bënë më të shtrenjta edhe në monedhën europiane.Norma mesatare e interesit të kredisë në Euro për biznese shënoi një rritje të lehtë duke regjistruar nivelin 6.0%, nga 5.8% në tremujorin e mëparshëm dhe mesatarisht gjatë vitit 2025. Si në rastin e kredisë në Lek, rritja e këtij interesi ishte e përqendruar te kreditë e vogla (deri në 250 mijë euro), ndërsa interesi mesatar për kreditë e mëdha mbeti i qëndrueshëm. Kredia për sektorin privat vijoi të shënojë rritjeje, edhe pse këto ritme shënuan një rënie të lehtë krahasuar me vitin 2025. Në tremujorin e parë, rritja mesatare e kredisë ishte 13.7%. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Bankat duhet të jenë pak më kurajoze”/ Rama: Kredi me garantor shtetin për dyfishimin e sipërmarrjes Nënshkrimi i partneritetit të ri, në mbështetje të sipërmarrësve/ Gent Sejko: Sektori bankar ka shënuar progres në kreditimin e bizneseve Kreditë me probleme, të qëndrueshme/ BSH: Në tre muajt e parë 2026 qëndruan poshtë 4 përqind

Lini një Përgjigje