Beteja ligjore e Veliajt, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin për masën e sigurisë

Beteja ligjore e Veliajt, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin për masën e sigurisë

Pikat kryesore

  • Veliaj kërkon që masa aktuale të zëvendësohet me “detyrim paraqitjeje” ose me liri kundrejt garancisë pasurore, duke argumentuar se nuk ekzistojnë kushtet për vijimin e mbajtjes së tij në paraburgim.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do të përballet këtë të enjte (28 maj) me një tjetër betejë ligjore në Gjykatën e Lartë, ku pritet të shqyrtohet rekursi i paraqitur prej tij për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të lehtë sigurie. Veliaj kërkon që masa aktuale të zëvendësohet me “detyrim paraqitjeje” ose me liri kundrejt garancisë pasurore, duke argumentuar se nuk ekzistojnë kushtet për vijimin e mbajtjes së tij në paraburgim.

Lini një Përgjigje