Besa e Kavajës forcon repartin ofensiv, firmos me ish-lojtarin e Tiranës Melsi Cereni

Besa e Kavajës forcon repartin ofensiv, firmos me ish-lojtarin e Tiranës Melsi Cereni

Pikat kryesore

  • Besa e Kavajës ka zyrtarizuar afrimin e radhës në merkato, duke bërë pjesë të skuadrës Melsi Cerenin.
  • Sulmuesi 22-vjeçar ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Luftëtarin dhe të vijojë karrierën te rivalët e gjirokastritëve në Kategorinë e Parë.
  • Cereni vjen nga akademia e Tiranës, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e Dinamos U17.

Besa e Kavajës ka zyrtarizuar afrimin e radhës në merkato, duke bërë pjesë të skuadrës Melsi Cerenin. Sulmuesi 22-vjeçar ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Luftëtarin dhe të vijojë karrierën te rivalët e gjirokastritëve në Kategorinë e Parë. Cereni vjen nga akademia e Tiranës, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e Dinamos U17. Më pas, 22-vjeçari është aktivizuar me Pogradecin dhe, së fundmi, me Luftëtarin. Klubi kavajas e bëri publik lajmin përmes një njoftimi zyrtar: “Melsi Cereni verdhezi. Ju njoftojmë se kemi arritur një marrëveshje me sulmuesin Melsi Cereni, i cili bashkohet me ne për aventurën e re në futbollin shqiptar”.

Lini një Përgjigje