Berisha tregon pse nuk e takoi McAllister, i përgjigjet për protestat e dhunshme

Berisha tregon pse nuk e takoi McAllister, i përgjigjet për protestat e dhunshme

Pikat kryesore

  • Kryetari i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, nuk e takoi kryedemokratin Sali Berisha gjatë vizitës së fundit në Tiranë.
  • I pyetur nga gazetarët Berisha tha se ka takuar koordinatorin e grupit parlamentar të Partive Popullore pasi kryetari ka një përfaqësi tjetër.
  • Me mua u takua koordinatori i grupit parlamentar të Partive Popullore.

Kryetari i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, nuk e takoi kryedemokratin Sali Berisha gjatë vizitës së fundit në Tiranë. I pyetur nga gazetarët Berisha tha se ka takuar koordinatorin e grupit parlamentar të Partive Popullore pasi kryetari ka një përfaqësi tjetër. “ Unë takova koordinatorin. Me mua u takua koordinatori i grupit parlamentar të Partive Popullore. Unë s’kam funksione në komisionet parlamentare. Ata të gjitha takimet i bënë në selitë e Parlamentit. Te unë erdhi koordinatori i grupit parlamentar të PPE, që përfaqëson grupin ku është i afiluar PD dhe u bë një bisedë jashtëzakonisht e rëndësishme. Kryetari ka përfaqësi tjetër sepse në grup ka edhe socialistë, etj. Ikën jashtëzakonisht të ndriçuar ”, tha Berisha. I pyetur për deklaratën e McAllister se protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci funksionale, Berisha tha se është në një linjë me të. “ I gjithë skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore. McAllisteri është në linjë të plotë me Berishën. Kam ftuar në mënyrë të përsëritur që është kryengritje paqësore. Thirrja jonë është protestë paqësore ”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje