Berisha: Policia e Kosovës duhet jetë institucion i pandikuar në aspektin politik dhe…

Policia e Kosovës sot shënon 26-vjetorin e themelimit, një institucion që prej pasluftës është bërë shtylla kryesore e rendit dhe sigurisë në vend.

Por përtej ceremonive dhe fjalimeve solemne, brenda uniformës blu vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura një varg problemesh të mëdha që prekin jetën e përditshme të policëve.

Hysen Berisha, ish- anëtar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, në një intervistë për GazetaBlic , tha se institucioni i Policisë duhet të mbrohet dhe të ketë përkujdesjen që meriton, duke nënvizuar rëndësinë e sigurisë dhe mbështetjes për policët Tutje, Berisha thotë se Policia e Kosovës duhet të jetë institucion i pa ndikuar në aspektin politik dhe partiak.

Veç, kësaj ai thotë se policia po përballet me probleme të shumta si paga të ulëta, orë të gjata pune, mungesë e sigurimit shëndetësor dhe jetësor, si dhe kushte të vështira në terren.

Sipas Berishës ky është një problem i shkaktuar nga mos-kujdesi i qeverisë së Kosovës.

“ Përballja me sfidat e uniformës dhe pajisjet personale nuk është e ndershme nuk është motivuese për Policinë, kjo është një hendek që ka krijua mos kujdesi politik e qeveritar ndaj këtij institucioni.

Këta nuk guxojnë të jenë viktima të përplasjeve partiake” tha ai.

/GazetaBlic/ *Shëndeti gjinekologjik është një pjesë thelbësore e mirëqenies së çdo gruaje, në çdo fazë të jetës.

Lini një Përgjigje