Berisha: për seancën e fundit parlamentare: Të hidhet në…

Berisha: për seancën e fundit parlamentare: Të hidhet në…

string(115) "berisha-per-seancen-e-fundit-parlamentare-te-hidhet-ne-koshin-e-plehrave-nje-nga-ngjarjet-me-te-turpshme-ne-histori" Berisha për seancën e fundit parlamentare: Të hidhet në koshin e plehrave, një nga ngjarjet më të turpshme në histori Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si u zhvillua seanca parlamentare e kaluar, gjatë së cilës qeveria miratoi pa debat programin qeverisës. Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi atë si një nga ngjarjet më të turpshme dhe më të paprecedenta në historinë e Kuvendit të Shqipërisë. Sipas tij, zhvillimi i seancës në këtë formë përfaqëson një rekord negativ jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për parlamentarizmin evropian. “ Nuk mund t’ia bësh vendit tënd këtë që bënë ata , një grup i papërgjegjshëm që, nga frika, kërkoi të kalojë një program pa asnjë diskutim dhe pa votim të vërtetë. Shënove rekordin më të zi në historinë e parlamentarizmit evropian ,” deklaroi ish-kryeministri. Berisha kërkoi që seanca të rikthehet dhe të zhvillohet sërish me transparencë dhe sipas rregullores parlamentare, duke shtuar se nëse ka deputetë që nuk përballojnë debatin, “le të largohen”. Berisha për seancën e fundit parlamentare: Të hidhet në koshin e plehrave, një nga ngjarjet më të turpshme në histori Rama mbledh deputetët e Tiranës/ Takimi pasdite në Kryeministri, marrin pjesë dhe ministra Nuk ka më njerëz! Të rinjtë braktisin vendin, punësimi bie ndjeshëm Shtyhet afati për mbylljen e hetimeve ndaj Arben Ahmetajt Arrestohet në Tiranë 48-vjeçari i shpallur në kërkim për 20 vjedhje në seri Konferenca e Kryetarëve miraton listat e anëtarëve të komisioneve parlamentare, emrat i kalojnë seancës plenare për votim

Lini një Përgjigje