Berisha i akuzuar nga britanikët për lidhje me krimin”, Bejko: Mbështetësit e Salianjit…

Berisha i akuzuar nga britanikët për lidhje me krimin”, Bejko: Mbështetësit e Salianjit…

Pikat kryesore

  • Roland Bejko në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për situatën në PD, duke u ndalur edhe tek debati mes Berishës dhe Ervin Salianjit.
  • Bejko tha se deklarata e Berishës se vija e kuqe e PD është krimi, nuk qëndron pasi vetë kreu i PD është i akuzuar drejtpërdrejtë nga britanikët.
  • “Sali Berisha sot në fakt mu duk Sali Berisha kundër Sali Berishës, sepse nëse ti vendos si vijë të kuqe lidhjet me krimin, vetë Berisha është njeriu që akuzuar drejtpërdrejt të paktën nga britanikët.

Roland Bejko në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për situatën në PD, duke u ndalur edhe tek debati mes Berishës dhe Ervin Salianjit. Bejko tha se deklarata e Berishës se vija e kuqe e PD është krimi, nuk qëndron pasi vetë kreu i PD është i akuzuar drejtpërdrejtë nga britanikët. “Sali Berisha sot në fakt mu duk Sali Berisha kundër Sali Berishës, sepse nëse ti vendos si vijë të kuqe lidhjet me krimin, vetë Berisha është njeriu që akuzuar drejtpërdrejt të paktën nga britanikët. Në letër i thuhet “ju keni lidhje të qarta me grupe e krimit”…Por Berisha po pa sallat që t’i mbushë dikush tjetër përvec tij, çorientohet. Por duke qenë se nuk e futi në Këshillin Kombëtar këtë çështje…Por Berisha veriun e quan bastionin e vet ku duhet të jetë lideri i përjetshëm. Mendoj që Berisha është tërhequr sepse ka dy ngjarje. Njëra është që nuk duhet të vazhdojë debatin brenda partisë të paktën sa të mbarojë protesta që ka njoftuar me 22. Por ata që i shkojnë Salianjit nga mbrapa janë 100 % demokratë dhe nuk pranojnë të gënjehen sërish nga Berisha. Po ashtu Berisha i trembet përshkallëzimit të akuzave ndaj tij dhe familjes së tij. Pra nuk i del debatit përballë, por kërkon të fshehë kokën si struci”, tha ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Përjashtimi i Salianjit nuk ka baza statuore”/ Bejko: Berisha humbi zgjedhjet, shkeli statutin “Salianji është ftuar nga demokratët e Gjirokastrës”/ Roland Bejko: Ata që ikën dhe u rikthyen, servilë të Berishës “Lëvizja e dhjetorit, tradhtoi idealet”/ Bejko: Shqiptarët kishin pritshmëri nga PD

Lini një Përgjigje