Beqaj kërkoi zbutje të masës së sigurisë, shtyhet seanca për dosjen SASPAC

Beqaj kërkoi zbutje të masës së sigurisë, shtyhet seanca për dosjen SASPAC

Pikat kryesore

  • Vendimi kolegjeve të bashkuara të Gjykatës së Lartë për paraburgimin, është shfrytëzuar nga mbrojtja e tij si një nga argumentet ku bazon kërkesën.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë arrest në burg në një masë më lehtë si arrest shtëpie, detyrim paraqitje ose garanci pasurore në vlerën e 2 milion lekëve për dosjen e SASPAC. Vendimi kolegjeve të bashkuara të Gjykatës së Lartë për paraburgimin, është shfrytëzuar nga mbrojtja e tij si një nga argumentet ku bazon kërkesën. Gjyqtarja Elsa Ulliri shtyu seancën me kërkesë të prokurores Elida Kaçkini ku tha se i duhet kohë për tu përgatitur për prapësimet e saj pas kërkesës së mbrojtjes dhe seanca e radhës u caktua më datën 20 maj në orën 09:30.

Lini një Përgjigje