Pikat kryesore
- Banjat e Bënjës, një oaz natyror për shkak të ujërave termale me efekte kurative, janë një destinacion I pashmangshëm për vizitorët vendas e të huaj.
- Kam ardhur këtu së bashku me familjen time dhe po e shijojmë këtë vend.
- Është mjaft i qetë dhe shumë i bukur.” “Jam nga Italia dhe prej disa ditësh ndodhem këtu me familjen time.
Kjo është një pamje e zakonshme nga Përmeti… Banjat e Bënjës, një oaz natyror për shkak të ujërave termale me efekte kurative, janë një destinacion I pashmangshëm për vizitorët vendas e të huaj. “Jam nga Gjermania. Kam ardhur këtu së bashku me familjen time dhe po e shijojmë këtë vend. Është mjaft i qetë dhe shumë i bukur.” “Jam nga Italia dhe prej disa ditësh ndodhem këtu me familjen time. Është mjaft bukur dhe uji ishte fantastik. E kemi shijuar në maksimum këtë vizitë.” Të gërshetuara me urën e Kadiut, por edhe kanionin e Langaricës, banjat e Bënjës janë destinacion edhe për turistët që organizohen me grupe të mëdha nëpërmjet agjencive turistike. Në Bënjë janë 5 vaska që funksionojnë plotësisht dhe përdoren nga qytetarë të ndryshëm. Aktualisht një projekt rikualifikimi që parashikon sistemimin e parkimit, ndriçimit, ambienteve të zhveshjes e shumë shërbime të tjera pritet që të rrisë edhe më tej numrin e vizitorëve. Të gjitha këto ndërhyrje po kryhen në harmoni të plotë me natyrën, duke ruajtur vlerat unikale të banjave të bënjës. Prej ditësh, imazhet e rikualifikimit dhe restaurimit janë keqpërdorur në rrjetet sociale si tharje dhe betonizim, por këto pamje tregojnë një realitet krej tjetër. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! U plagos aksidentalisht nga shpërthimi i një bombe/ Mbërrin te Trauma me helikopter në gjendje të rëndë 38-vjeçari Shpërthim me lëndë plasëse në Grabovë të Përmetit/ Plagosen dy persona, transportohen drejt Tiranës Rama publikon pamje nga Banjat e Bënjës: Fluks i lartë vizitorësh dhe transformim i plotë i zonës