Bellingham dërgon Anglinë në gjysmëfinale, merr fund ëndrra e Norvegjisë

Bellingham dërgon Anglinë në gjysmëfinale, merr fund ëndrra e Norvegjisë

Pikat kryesore

  • Anglia ka siguruar kualifikimin për në gjysmëfinalen e Botërorit.
  • “Tre Luanët” triumfuan 2-1 me përmbysje ndaj Norvegjisë, pas shtesave, falë dopietës së Jude Bellingham.
  • Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, me anglezët që shpëtuan me fat në disa raste.

Anglia ka siguruar kualifikimin për në gjysmëfinalen e Botërorit. “Tre Luanët” triumfuan 2-1 me përmbysje ndaj Norvegjisë, pas shtesave, falë dopietës së Jude Bellingham. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, me anglezët që shpëtuan me fat në disa raste. Schjelderup i dha avantazhin Norvegjisë në minutën e 36-të, me një supergol, por festa zgjati pak. Në fundin e pjesës së parë, Bellingham barazoi shifrat, pas një asisti të marrë nga Gordon. Në pjesën e dytë Norvegjia gjeti golin me Heggem, por u anulua pas rishikimit në VAR, ndërsa Ajer u ndal nga tranversa. Në fillimin e shtesave, Bellingham shënoi të dytin dhe të kualifikimit për Anglinë, që kualifikohet në një gjysmëfinale të Botërorit për herë të katërt në histori. Nga ana tjetër merr fund ëndrra e Norvegjisë së surprizave në këtë botëror.

Lini një Përgjigje